BotaLajme

Gjermania i rikthehet qymyrit; vendimi për tu shkëputur plotësisht nga gazi rus

Reduktimi i furnizimit me gaz nga “Gazprom” po e detyron Berlinin të marrë masa shtesë për të siguruar rezervat e energjisë.

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se vendi po përgatit masa të mëtejshme për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t’u shkëputur njëherë e mirë nga varësit rusë.

Habeck tha se qeveria po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.

Qeveria planifikon të japë një kredi me vlerë 15 miliardë euro për të blerë gaz shtesë, për shkak te mungesës se gazit ne treg si pasoje e reduktimit nga Moska.

Dhe për të mbushur objektet e magazinimit përpara fillimit të dimrit. Habeck tha se vendi planifikon të përdorë termocentralet me qymyr.

ROBERT HABECK

MINISTRI GJERMAN I EKONOMISE

Ne duhet të jemi të ndershëm, do përdorim më shumë termocentrale me qymyr. Kjo është e hidhur, por është thjesht e nevojshme në këtë situate, qe të reduktohet konsumi i gazit. Ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sa më shumë gaz në verë dhe në vjeshtë për ta përdorur atë në dimër.

Berlini e ka akuzuar Moskën për uljen e furnizimit me gaz, duke thënë se ky është një veprim i pastër politik.

ROBERT HABECK

MINISTRI GJERMAN I EKONOMISE

Padyshim që kjo është strategjia e presidentit rus Putin, që të rrisë çmimet dhe të na përçajë.

Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur me rreth 56.7%, sipas Agjencisë Federale të Rrjetit, ndërsa plani i qeverisë është t’i plotësojë ato në 80% deri më 1 tetor dhe 90% në fillim të nëntorit.

Show More

Related Articles

Back to top button