BotaLajme

Autobusi i aksidentuar goditi kosheret, humbin jetën nga pickimi i bletëve 4 persona

Një vajzë 8-vjeçare ishte në mesin e katër personave që u pickuan për vdekje nga një tufë e madhe bletësh, pas aksidentit të ndodhur me autobusin me të cilin po udhëtonin.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 40 persona ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes në zonën e Nikaraguas në Amerikën Qendrore.

Shumica e pasagjerëve i ka mbijetuar përplasjes, por katër persona përfshirë këtu edhe vajzën e vogël, u pickuan vazhdimisht nga bletët e zemëruara disa çaste më vonë.

Personat që humbën jetë nga picikimi i bletëve janë Eneyda Torrez Zelaya, 47 vjeç, vajza e saj tetë vjeçare Andrea Carolina Garcia Torrez, Dilcia Flores Amparo, 32 vjeç dhe 34-vjeçari Santos Arnulfo Calderon Castellon.

Fotografia e njërit prej viktimave tregon trupin e tij të mbuluar me mijëra pickime të kuqe të shkaktuara nga bletët, raporton Daily Star.

Besohet se shoferi kishte humbur kontrollin e automjetit për shkak të një dëmtimi mekanik, ndërsa  po udhëtonin drejt La Rikës, një fshat rural në malet në veriperëndim të vendit.

Autobusi goditi kosheret e bletëve dhe përfundoi në një plantacion kafeje.

Të 45 pasagjerët thuhet se i mbijetuan përplasjes fillestare, pohojnë mediat lokale. Mjekët i dërguan pasagjerët në spital, megjithëse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar gjendjen shëndetësore të tyre./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button