BotaLajme

Itali/ Në lule të rinisë, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, shpëton i ati

Një i ri shqiptar ka humbur jetën nga një aksident rrugor i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

Në makinën që drejtonte i riu ishte edhe babi i tij.

18-vjeçari, Admir Hoti, ka ndërruar jetë pas përplasjes së tmerrshme në unazën e Portogruaros.

Sipas mediave italiane dyshohet se lagështira e asfaltit ishte dhe arsyeja që makina humbi kontrollin dhe shkaktoi përplasjen e pashmangshme.

I riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina. Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër rrethrrotullimin e interportit, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei, kur, pranë një kthese, humbi kontrollin.

Një Chevrolet po mbërrinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte goditjen duke goditur pengesën në anë të rrugës. 

Pas aksidentit të rëndë ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla karabinierësh.

Show More

Related Articles

Back to top button