Bota
BE-ja ndan 500 milionë euro shtesë si ndihmë ushtarake për Ukrainën
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se blloku evropian do të ndajë 500 milionë euro shtesë si ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Duke folur para gazetarëve, në nisje të takimit të ministrave të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), Borrell ka thënë nga Gjermania se mbështetja ushtarake do të përfshijë tanke dhe artileri.
Sipas tij, ndihma e BE-së për Ukrainën, duke përfshirë edhe këtë të fundit, shkon në rreth 2 miliardë euro.
“Një shtysë e re për mbështetjen ushtarake. Do të ketë më shumë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike dhe vazhdim të izolimit ndërkombëtar dhe luftim të keqinformimit”, ka thënë ai.