LajmeMaqedoni

Korridori 8-10D/ KÇE u dha dritë jeshile ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune, pason procedura parlamentare

Pas debatit të filluar nga dita e djeshme dhe tentimeve të deputetëve të opozitës që në maksimum të vonojnë procedurën e ndryshimeve ligjore nëpërmes fjalimeve të gjata dhe amendamenteve, sot Komisioni për Çështje Evropiane (KÇE) i ka dhënë dritë jeshile Ligjit për Marëdhenije Pune, i cili në këtë komision arriti si pako, me ligjet tjera që lehtësojnë dhe përshpejtojnë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, të cilët edhe zyrtarisht kanë filluar punimet.

Pasi kaloi filtrin e KÇE-së, ligji në fjalë, me ndryshimet e pësuara ka kaluar në procedurë të mëtejme dhe pritet që ditën e hënë të jetë para deputetëve në seancë plenare për tu miratuar si i tillë.

Kujtojmë, opozitarja VMRO-DPME vetëm për Ligjin për Mardhënije Pune në KÇE për dy ditë kishte dorëzuar tre amendamente të cilët në fund, shumica vendosi të mos i pranojë.

Ndryshe, KÇE ka ende punë me ndryshimin e ligjeve tjera për Korridorin 8-10 dhe vazhdimi siç njoftoi nënkryetarja Arta Bilalli Zendeli do të jetë, ditën e hënë nga ora 11:00

Show More

Related Articles

Back to top button