Izraeli do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gati 1 vit nga ardhja në pushtet, kryeministri Naftali Bennet detyrohet të largohet, pasi ka humbur mbështetjen e koalicionit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kabineti qeveritar, i cili ka njoftuar se javën e ardhshme Kuvendi do të mbajë një seancë për shpërbërjen e qeverisë aktuale. Në këtë seancë pritet që rolin e kryeministrit të përkohshëm të vendit ta marrë ministri i Jashtëm aktual, Yair Lapid.
Zgjedhjet e reja parlamentare priten të mbahen në tetor ose nëntor të këtij viti dhe do të ishin të 5-tat për Izraelin në tri vitet e fundit.