Maqedoni

Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut ishte nikoqir i vizitës treditore të Këshillit të Ambasadorëve amerikanë udhëhequr nga Aleksander Antony Chorba, kryetar

Gjatës vizitës delegacioni pati takime të ngjeshura me përfaqsues shtetëror e politik siç ishin takimet me presidentin Stevo Pendarovski, Zavendëskryeministrin Bojan Mariçiq, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski , kryetarin e Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami si dhe me Zavendës shefin e Miisionit të SHBA në Shkup Eric Mejer.
Gjatë takimit bilateral të dy delegacionet ranë dakord për bashkëpunim të mëtejmë mes vedi në planin kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushat atz ku është e mundëshme.

Gjatë takimeve të delegacionit të Këshillit amerikanë me përfaqsues shtetëror dhe përfaqsues të partive politike opozitare delegacioni u informua për situatën politike dhe ate regjionale, procesin e integrimeve evropiane me theks të posaçëm ndryshimet e ardhëshme kushtetuese dhe sundimin e ligjit funksionimin e sistemit gjyqësor dhe situatën në regjion pas okupimit të një pjese të madhe të Ukrainës nga Rusia, si dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër agresorit rus.
Në takim u theksua gjithashtu se proceset e funksionimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi janë procese të vështira dhe të gjata dhe duhet të kalojë një kohë mjat e gjatë deri në perfeksionimin e tyre.Të pranishmit në takime u informuan edhe për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve në SHBA dhe funksionimin e tyre duke e shprehur përcaktimin e SHBA edhe më tej do ta ndihmojë dhe përkrahi Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button