Lajme

Sonte nata finale e Eurovisionit: Shqipëria e dhjeta në radhë/ Mënyra e votimit nga RMV-ja

Sonte në natën finale të Festivalit Evropian të Këngës “EUROVISIONI” Shqipëria do të performojë e dhjeta në radhë.

Në finale rënditen gjithësej 26 shtete, 20 prej të cilave garuan në gjysmëfinalen e parë të martën, dhe gjysmëfinalen e dytë të enjten,

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe familja “Kelmendi” të cilët vijnë nga Kosova, me këngën “Duje”.

Kjo është radhitja e shteteve në garën e sotme:

Votimi nga Maqedonia e Veriut dhe shtetet tjera jo pjesëmarrëse bëhet përmes platformës online www.esc.vote. Ndërkaq shtetet të cilat marrin pjesë në festival, mund të votojnë edhe përmes mesazheve.

Votimi do të hapet pas interpretimit të këngës së fundit dhe do të jetë i hapur për rreth 40 minuta.

Eurovizioni sivjet mbahet në Liverpull të Britanisë së Madhe. Sipas rregullave, Ukraina do duhej të ishte nikoqire e festivalit pasi “Kalush Orkestra” vjet doli fituese. Por, nuk mundi ta organizojë festivalin për shkak të agresionit rus. Kështu, stafetën për organizimin e tij e mori Britania e cila vjet doli e dyta në garë.

Show More

Related Articles

Back to top button