BotaLajme

Botërori i notit, italiani rekord në garën e 100 metrave shpinë

Në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë u regjistrua rekordi i parë botëror. Notari italian Thomas Ceccon vendosi rekord në garen 100 metrave shpinë, duke marrë medaljen e artë.

Ai dha kohën 51”60, duke përmirësuar kohën e mëparshme 51”80, që ishte vendosur në Lojërat Olimpike “Rio 2016” nga amerikani Ryan Murphy. Ky i fundit u rendit i dytë në këtë garë, duke marrë medaljen e argjendtë (51”97).

Ndërsa medalja e bronztë u fitua nga një tjetër notar amerikan, Hunter Armstrong (51”98). Kjo është hera e parë pas 33 vitesh që një notar italian vendos rekord botëror në pishinë (Giorgio Lamberti në 200 metra stil i lirë në vitin 1989).

Show More

Related Articles

Back to top button