Pas zgjedhjeve të së dielës në Turqi, presidenti i Turqisë shkroi në Twitter duke thënë se respekton vullnetin e kombit të shprehur përmes kutive të votimit.
“Pavarësisht nga rezultati, fituesi i zgjedhjeve të 14 majit ishte demokracia turke dhe kombi turk prej 85 milionë banorësh”, shkroi Recep Tayyip Erdogan në Twitter.
Erdogan tha se aleanca e tij do të fitojë balotazhin e 28 majit duke tërhequr më shumë vota, duke shtuar: “le të shpresojmë se do të arrijmë një sukses historik”, transmeton Telegrafi.