BotaLajme

Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një ndërtesë

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë ende të pagjetur pas një zjarri në një bujtinë në Wellington të Zelandës së Re.

Sipas kryeministrit të Zelandës së Re, Chris Hipkins, numri i të vdekurve mund të rritet, teksa sipas policisë, numri nuk mund të specifikohet derisa të jenë në gjendje të hyjnë në ndërtesë.

Siç shkruan BBC, një person ka pësuar lëndime të rënda, pasi u hodh nga kati i tretë i ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve, transmeton Syri.net Kosova.

Ndërsa, policia po e heton shkakun e rastit, pasi raportohet se ai është ndezur qëllimshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button