Një sasi prej 3 ton kokainë është sekuestruar në portin e Gioia Tauro, në Itali.
Karabinierët e Reggio Calabria dhe zyrtarët doganorë gjetën dy ton e 734 kilogramë kokainë të pastër në dy kontinjerë që vinin nga Guayaquil, Ekuadori, me destinacion Armeninë, nëpërmjet portit të Batumi, Gjeorgji.
Dërgesa ishte e vendosur në kontejnerë, në frigorifer mbi 12 metra e gjatë dhe e fshehur në një ngarkesë frutash të përbërë nga 78 ton banane.
Kokaina u zbulua pas operacioneve të gjata dhe komplekse të kërkimit, me ndihmën e skanerëve të sofistikuar të furnizuar nga Dogana dhe njësitë e qenve të Guardia di Finanza, me qenin nuhatës të drogës Joel.
Ndër të tjera në media shkruhet se droga ishte e fshehur në gjashtë kontejnerë në mënyra të ndryshme: mes mallrave, në funde false ose përsëri në zgavrat e jashtme të kutive.
Metodat e fshehjes së drogës shpesh rezultojnë të jenë të ndryshme dhe gjithnjë në zhvillim, duke i detyruar hetuesit të perfeksionojnë herë pas here metodologjitë e operimit.