BotaLajme

Autoritetet ukrainase: Trupat tanë rrëzuan 18 raketa ruse të lëshuara natën

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë rrëzuar 18 raketa ruse të lëshuara gjatë natës.

Valerii Zaluzhny tha se trupat e Vladimir Putin hodhën raketa ajrore, detare dhe tokësore, duke përfshirë “gjashtë raketa aerobalistike Kh-47M2 Kinzhal nga gjashtë avionë MiG-31K”, shkruan Skynews.

“Të 18 raketat u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e mbrojtjes ajrore të Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, shtoi ai në Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se gjashtë dronë “Shahed” të prodhuar nga Irani u rrëzuan gjithashtu, së bashku me tre drone zbulimi.

Kjo vjen pasi një valë sulmesh goditi kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë natës, duke plagosur të paktën tre persona.

Show More

Related Articles

Back to top button