BotaLajme

Shefi i Pentagonit: SHBA do të dërgojë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan

Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para ligjvënësve.

Autoriteti i tërheqjes presidenciale është një mekanizëm që ofron ndihmë të sigurisë dhe përmes tij janë dërguar edhe armatime për Ukrainën.

Joe Biden, përmes këtij mekanizmi planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake në Tajvan në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button