Në institutin e virologjisë në Wuhan në vitin 2019 ndodhi një incident, afërsisht në të njëjtën periudhë kur koronavirusi u përhap në Kinë, sipas një raporti të ri të Senatit amerikan mbi origjinën e Covid.
Të mërkurën, zyra e senatorit të Floridës dhe zyrtarit të lartë të inteligjencës së Senatit Marco Rubio publikuan gjetjet e një hetimi 17-mujor mbi origjinën e koronavirusit, i cili përfshinte dokumente të pazbuluara më parë.
Analiza e re prej 329 faqesh rindërton incidentet që kanë ndodhur në Kinë më shumë se tre vjet para shpërthimit të pandemisë.
Covid-19 u shfaq për herë të parë në Wuhan në dhjetor 2019, afër vendit ku shkencëtarët në Institutin e Virologjisë po mblidhnin dhe studionin viruset e lakuriqëve të natës.
Në një përmbledhje të raportit, ekipi tha se dokumentet sugjerojnë se “një dështim në kontrollin biologjik ose incident me përfshirjen e mundshme të një patogjeni viral ka ndodhur në Institutin Shtetëror të Virologjisë në Wuhan gjatë gjysmës së dytë të 2019, afërsisht në të njëjtën kohë të vit, në të cilin provat epidemiologjike të disponueshme sugjerojnë se Sars-CoV-2 u përhap te njerëzit në Wuhan.
Grupi pranoi se dokumentet përfshijnë një “mal me prova rrethanore” se pandemia Covid-19 ka të ngjarë të ketë origjinën nga një incident laboratorik në Wuhan, siç vlerëson edhe FBI.
“Pas vitesh censurë, ka prova në rritje se një incident laboratorik është bërë përgjegjës për pandeminë Covid-19”, tha Rubio.
Grupi tha se kishte zbuluar një sërë raportesh të inspektimit nga Instituti i Virologjisë Ëuhan që nga viti 2018 që tregonin “rreziqe të fshehura”, “mangësi” dhe “çështje të ndryshme të biosigurisë” të përshkruara si “kritike” dhe “urgjente”.
Ekspertët janë ende të ndarë për mënyrën se si koronavirusi u përhap fillimisht te njerëzit, me shumë që sugjerojnë se ka shumë të ngjarë të kishte kaluar nëpërmejt lakuriqëve të natës ose një kafshe tjetër.
Disa shkencëtarë kritikuan përfundimin e raportit, duke thënë se ai nuk tregonte të dhëna të reja. Peter Daszak, president i Aleancës EcoHealth, i cili bashkëpunoi me Institutin e Virologjisë në Wuhan, tha se raporti u fokusua në anë politike që “injoron plotësisht shkencën”.
Në raportin e ri, autorët thanë se gjetën prova se stafi në Institutin e Virologjisë Wuhan ishte i mbingarkuar dhe i patrajnuar. Që në janar 2018, diplomatët amerikanë ngritën shqetësime për sigurinë në institutin në Uashington, raporton abcnews.al.
Që nga dhjetori 2019, një sërë planesh ishin në zbatim për të adresuar çështjet në Institutin e Virologjisë Wuhan. Deri në mars të ardhshëm, dokumentet tregojnë se disa riparime dhe rinovime në laboratorë kishin filluar, por deri në korrik 2019 nevojitej më shumë punë për të rinovuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme, dekontaminimin e ajrit dhe sistemin e menaxhimit të mostrave të virusit.
Deri në shtator 2019, tre muaj përpara se Kina të informonte botën për Covid-19 – Instituti i Virologjisë këshilloi autoritetin e aeroportit Ëuhan të kryente një stërvitje gatishmërie për shfaqjen e një “koronavirusi të ri” dhe të fillonte grumbullimin e testeve PCR, thuhet në raport.
Sipas gjetjeve të saj, rreth shtatorit dhe tetorit 2019, pati një rritje të numri të pacientëve të shturar në spitale në Wuhan.
Atletët që vizituan Ëuhan-in për Kampionatin Botëror të Forcave të Armatosura gjithashtu raportuan se u sëmurën dhe në nëntor 2019, disa studiues në Institutin e Virologjisë të qytetit u shtruan në spital me simptoma Covid-19, sipas inteligjencës amerikane.