BotaLajme

Vrau tetë persona me kamion gjatë maratonës, dënohet me mbi 200 vjet burg

Një mbështetës i grupit militant, Shteti Islamik, është dënuar me disa burgime të përjetshme nga një gjykatë në Nju Jork.

Sayfullo Saipov vrau tetë persona pasi shkeli me kamionin e tij këmbësorët dhe çiklistët në rrugët e Manhatanit më 2017.

Ai u dënua me dhjetë burgime të përjetshme, plus 260 vjet, dhe nuk do të lirohet kurrë nga burgu.

Gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues tha se ai ka “shkatërruar shumë jetë”.Saipov nuk ka shfaqur pendesë gjatë gjykimit.

Saipov është përballur me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit në gjykatë dhe gjykatësi vuri në pah se i pandehuri ishte “absolutisht i papenduar”.

Show More

Related Articles

Back to top button