Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se dëshiron që Rusia të paguajë një çmim për luftën e saj në Ukrainë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet ruse.
Sunaku, nga samiti i G7-ës që po mbahet në Hiroshima, tha se po udhëheq rrugën me sanksione të reja ndaj Rusisë dhe se shpreson që edhe vendet e tjera të ndiqnin shembullin e njëjtë, shkruan BBC.
“Ne besojmë në demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit – dhe është e drejtë që ne të mbrojmë ato gjëra. Unë kam shpresë dhe besim se vendet tona partnere do të ndjekin siç kanë bërë kur ne e kemi bërë këtë më parë”.
“Kjo do t’i bëjë sanksionet më efektive, duke siguruar që Rusia të paguajë një çmim për aktivitetin e saj të paligjshëm”, tha Sunaku.
Importet e diamanteve ruse në Britaninë e Madhe janë ndër artikujt që do të ndalohen nga qeveria teksa industria ruse e diamanteve ishte me vlerë 4 miliardë dollarë në eksporte gjatë vitit 2021.