BotaLajme

Rusia thotë se është ‘gati të ndihmojë’ për të zgjidhur luftën në Sudan

Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Mikail Bogdanov, njoftoi se Rusia është e përgatitur të veprojë si ndërmjetëse në konfliktin në Sudan, në të cilin janë vrarë rreth 1000 njerëz që nga prilli.

Rusia ka njoftuar se është e gatshme të veprojë si një ndërmjetës i mundshëm në luftën në Sudan.

Duke folur në margjinat e “Rusia – Bota Islame: KazanForum”, në qytetin jugperëndimor të Rusisë, Kazan, zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov tha se Moska është e gatshme t’u sigurojë palëve ndërluftuese një platformë për negociata.

“Ata duhet t’i zgjidhin problemet e tyre dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë pasi kemi lidhje të gjata,” deklaroi Bogdanov.

Pas më shumë se një muaji luftime midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, OKB-ja thotë se vendit i duhen 2.7 miliardë euro ndihmë urgjente.

Show More

Related Articles

Back to top button