Vendimi për anëtarësimin e Suedisë në NATO pritet të merret në samitin që do të mbahet në korrik në Vilnius, ka thënë kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stort.
Kujtojmë se Suedia ka paraqitur një kërkesë për anëtarësimin në NATO së bashku me Finlandën, e cila është bërë zyrtarisht anëtare e aleancës më 4 prill.
Procesi i pranimit të Suedisë, megjithatë, ka hasur në më shumë pengesa pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar Stokholmin se ka strehuar kurdët. Por gjithashtu edhe Hungaria ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Stoltenbergu ka thënë në prill se Aleanca do të siguronte që Suedia të ishte vendi i ardhshëm që do të anëtarësohej në NATO.