BotaLajme

Brazili shpall “urgjencën shëndetësore” për shkak të gripit të shpendëve

Autoritete në Brazil kanë shpallur urgjencë shëndetësore për shkak të gripit të shpendëve.

Ministria e Shëndeësia njoftoi mbrëmë se janë gjetur raste të reja të gripit të shpendëve te shpendët e egra. Urgjenca shëndetësore do të mbahet për 180 ditë.

Ministria tha  se po “mobilizon burimet” për të parandaluar përhapjen e virusit. Janë ndaluar panairet, konkurset dhe ekspozitat e shpendëve, pasi Brazili është eksportuesi kryesor në botë i shpendëve.

Dje, autoritetet braziliane njoftuan se kishin identifikuar tre raste të reja të gripit të shpendëve, duke e çuar në tetë numrin total të rasteve të raportuara që nga mesi i majit në këtë vend.

Të gjitha rastet përfshijnë zogj të egër (shtatë në shtetin Espirito Santo dhe një në Rio de Zhaneiro, në juglindje të vendit)./albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button