BotaLajme

Kryeministri japonez: Nuk do të anëtarësohemi në NATO

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka plane të bëhet anëtar i NATO-s, por shtoi se është në dijeni të planeve për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Japoni.

Kishida i bëri komentet pasi ambasadori i Japonisë në Shtetet e Bashkuara, tha në fillim të këtij muaji se pakti ushtarak i udhëhequr nga SHBA planifikon të hapë një zyrë në Tokio, e para në Azi, për të lehtësuar konsultimet në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning, tha se rajoni Azi-Paqësor “nuk e mirëpret” lëvizjen e Japonisë për të hapur zyrën, duke thënë se Tokio duhet të jetë “jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me sigurinë ushtarake”, duke pasur parasysh “historinë e tij të agresionit”.

Kishida po bën marrëveshje për të marrë pjesë në një samit të NATO-s të planifikuar të mbahet në Lituani në korrik, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar zyrtarë të qeverisë japoneze.

Japonia është një aleate e madhe e Aleancës më të madhe ushtarake – NATO, dhe vazhdimisht, kurse Tokio njoftoi se nuk mëton të jetë pjesë e kësaj aleance ushtarake. 

Show More

Related Articles

Back to top button