BotaLajme

SHBA-ja planifikon ta reduktojë nikotinën në cigare

Sasia e nikotinës në cigaret e shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur të reduktohet në nivele minimale ose jo varësie, shkruan BBC.

Shtëpia e Bardhë zbuloi të mërkurën planet që mund të reduktojnë në mënyrë dramatike vdekjet nga kanceri – një synim i administratës së presidentit Joe Biden.

Por masa ka të ngjarë të përballet me kundërshtim nga industria e duhanit.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, duke llogaritur 480 mijë çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Nikotina është një kimikat që ju bën të vareni nga produktet e duhanit.

Në vitin 2020, rreth 30.8 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara pinin cigare. Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së vlerëson se 87% e duhanpirësve të rritur fillojnë në kohën kur mbushin 18 vjeç.

Nisma vjen pasi administrata Biden në shkurt vendosi objektiva për të ulur shkallën e vdekjeve nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme, si pjesë e fushatës së tij Cancer Moonshot.

Por ekspertët thonë se mund të duhet të paktën një vit që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila rregullon ligjin e cigareve, të nxjerrë një rregull të propozuar, i cili më pas mund të vonohet nga kundërshtimi, sipas Washington Post.

Çështja mund të përfundojë në gjykatë për shkak të kundërshtimit, sipas WP.

© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button