BotaLajme

 Stoltenberg, ‘mysafir’ i Erdogan / Shkon në Turqi për Suedinë, ‘anëtarësim të shpejtë’

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se do të udhëtonte së shpejti drejt Turqisë për të diskutuar për anëtarësimin e Suedisë në aleancë dhe në përpjekje për të përmbyllur një proces që është vonuar për shkak të kundërshtive nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria. Duke folur gjatë një takimi dy ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, stoltenberg tha se ai kishte biseduar më herët këtë javë me presidentin Erdogan, i cili fitoi edhe një mandat tjetër në krye të vendit. “Unë po ashtu do të udhëtoj drejt Ankarasë shumë shpejt, për të biseduar se si të sigurojmë anëtarësimin më të shpejtë të mundur të suedisë”, tha Stoltenberg. Me zgjedhjet turke që tani kanë përfunduar dhe me Erdogan që mori edhe një mandat tjetër si president, disa ministra të jashtëm të natos kanë shprehur optimizëm se ankaraja mund të tërheqë tani kundërshtitë ndaj aplikimit të Stokholmit. Turqia ratifikoi anëtarësimin e finlandës në nato, në mars, por thotë se suedia, stregon pjesëtarë të grupeve militante që ajo i konsideron terroriste. Tani ka shumë pritshmëri, që drita jeshile për suedinë, të ndizet në samitin e natos në Vilnius të Lituanisë, në korrik.

Show More

Related Articles

Back to top button