Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana misterioze, në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza në Itali.
Sipas mediave vendase, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.
Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes. Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje