BotaLajme

EMRI/ U gjet i vrarë në banesë në Itali, identifikohet i riu shqiptar, pistat ku po heton policia

Një 20-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në një banesë në Itali.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Enriko Aliaj, i cili u gjet i vrarë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s.

I dyshuari kryesor deri tani është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë, por hetimet janë fokusuar në një ngjarje me dashje, megjitëhse nuk përjashtihet një aksident tragjik. Prokuroria Publike e Piacenzas ka hapur dosjen e vrasjes në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit Aliaj mbrëmjen e djeshme.

Në momentin e ngjarjes në shtëpi, veç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar. Ai është identifikuar më pas nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.

Show More

Related Articles

Back to top button