BotaLajme

Nis sot samiti i Brukselit

Pak shpresa për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Nis sot në Bruksel takimi dy ditor i liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në këtë samit janë ftuar të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.

Mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht përpjekjeve të javëve të fundit, duket e vështirë që BE-ja t’i japë një përgjigje pozitive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit.

Gjithashtu në këtë takim do të diskutohet kërkesa e Ukrainës për anëtarësim të menjëhershëm në gjirin e bllokut, në një kohë kur liderët evropianë dhanë nga Kievi sinjale për një vendim pozitiv në këtë drejtim./Tv Klan/

Show More

Related Articles

Back to top button