Papa Françesku ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Mediat e huaja shkruajnë se ka shkuar në spitalin Gemelli të Romës për kontroll. Ndërsa bëhet me dije se Papa kaloi pesë ditë në spital, për shkak të një infeksioni në mushkri.
Ndërkohë Vatikani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me shëndetin e Papa Françeskut edhe pse raportet lokale flasin për një kontroll mjekësor.
Sakaq gjatë fundjavës ai mbajti një lutje të mesditës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.