BotaLajme

Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ‘moment vendimtar’ për BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel Charles tha se ai priste që liderët e BE-së të merrnin të enjten vendimin “historik” për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës së shkatërruar nga lufta dhe fqinjit të saj Moldavisë.

“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin Evropian, kjo është gjithashtu një zgjedhje gjeopolitike që do të bëjmë sot. Dhe kam besim se sot, ne do t’i japim statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë,”

Udhëheqësit e BE-së pritet gjerësisht të mbështesin Ukrainën dhe Moldavinë si vende kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të avancuar më tej në rrugët e tyre përkatëse të pranimit.

Gjeorgjia, nga ana tjetër, së pari do të përballet me një sërë kushtesh përpara se vendi të arrijë statusin e kandidatit.

Takimi i nivelit të lartë vjen një javë pas një udhëtimi të përbashkët në Kiev të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian Mario Draghi. Tre liderët, duke folur në emër të tre ekonomive më të mëdha të BE-së, u shprehën pro dhënies së statusit të kandidatit. Në samitin dy-ditor në Bruksel në krye të agjendës janë vendosur lufta, kriza ushqimore, rritja e inflacionit dhe arkitektura e sigurisë së Evropës.

Show More

Related Articles

Back to top button