BotaLajme

Momenti kur peshkaqeni mbyt një turist rus në një plazh të Egjiptit (VIDEO)

Një peshkaqen ka mbytur një rus në një plazh në Egjipt, ndërkohë që disa turistë të tjerë kanë kapur pamjet e momenteve të rënda.

Autoritetet egjiptiane kanë ndaluar notin pranë një plazhi të Detit të Kuq. Ngjarja ndodhi në qytetin turistik të njohur Hurghada në bregun lindor të Egjiptit.

Viktima ishte një shtetas rus i lindur në vitin 1999, raporton CNN, përcjell rtv21.tv.

Kujdes, pamjet janë të rënda!

https://twitter.com/i/status/1666821519031570439

Një ekip i specializuar ishte në gjendje të kapte peshkaqenin, më qëllim për ta ekzaminuar atë për të zbuluar arsyet e mundshme të sulmit të tij dhe për të treguar nëse ishte i njëjti peshkaqen që shqeu edhe turistë të tjerë më parë.

Ministria e Mjedisit atje lëshoi një ndalim dy-ditor të notit duke filluar nga sot.

Gjatë viteve të fundit, disa incidente të ngjashme kanë ndodhur në Detin e Kuq të Egjiptit.

Në vitin 2022, dy gra u vranë nga sulmet e peshkaqenëve në Detin e Kuq të Egjiptit, në jug të qytetit të Hurghada. Në vitin 2020, një djalë ukrainas humbi një krah dhe një udhërrëfyes egjiptian humbi një këmbë në një sulm nga peshkaqeni. Në vitin 2018, një peshkaqen vrau një turist çek në një plazh të Detit të Kuq. /21Media

Show More

Related Articles

Back to top button