Ukraina mund të humbasë disa milionë tonë të korra për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka në jug të vendit.
Nga Ministria ukrainase e Bujqësisë kanë thënë se pa një burim të furnizimit me ujë është e pamundur të rriten perime.
“Gruri dhe farat vajore do të rriten duke përdorur një model të gjerë me rendiment të ulët”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, shkruan ANSA.
Po aty thuhet se shkatërrimi i digës do të përmbysë dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në Ukrainën Jugore dhe mund të shndërrojë të paktën 500 000 hektarë tokë të paujitur në shkretëtirë.
Sipas ministrisë, toka e përmbytur do të kërkojë një vlerësim gjithëpërfshirës agroekologjik të gjendjes së tokës, dhe në shumicën e rasteve do të duhet të zbatohen metoda speciale për restaurimin e tokës.