Një vajzë 11-vjeçare nga një familje britanike është qëlluar për vdekje teksa po luante në kopshtin e saj në Francë, pas një mosmarrëveshjeje të raportuar mes fqinjëve.
Vajza dhe motra e saj tetë vjeçare ishin duke luajtur ndërsa prindërit e tyre kujdeseshin për skarë, kur një fqinj filloi t’i qëllonte me një armë gjahu fshatin Saint-Herbot.
Nga të shtënat edhe prindërit e vajzës janë lënduar ku raportohet se babai i saj ka pësuar lëndime të rënda.
I dyshuari, i përshkruar si një shtetas holandez 71-vjeçar, thuhet se u mbyll në shtëpinë e tij pas incidentit, por përfundimisht u dorëzua në polici dhe u arrestua së bashku me gruan e tij.
Vendasit thanë se burri kishte në mosmarrëveshje me familjen britanike për një ngastër toke ngjitur me dy pronat.
Prokurorja Carine Halley tha se rrethanat rreth incidentit nuk dihen ende.
Edhe Marguerite Bleuzen, kryetarja e komunës Plonévez-du-Faou, tha: “Ne e njihnim mirë familjen. Ka një festë fshati çdo vit dhe ata vinin gjithmonë. Është e pakuptueshme të qëllosh një fëmijë. Askush nuk mund ta kuptojë se si mund të ketë ndodhur kjo.”