LajmeMaqedoni

Ligj i posaçëm për mbrojtjen e maqedonishtes

Në Kuvend po shqyrtohet Propozim-ligji për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase. Propozuesit e ligjit alarmojnë se gjuha standarde maqedonase dhe alfabeti cirilik po neglizhohet, andaj kjo ka bërë që në ligj të propozohet themelim i Inspektoratit që do të monitorojë zbatimin e drejt. Në ligj theksohet se gjuha maqedonase është e rrezikuar edhe nga huazimet dhe shprehjet e huaja dhe përmes këtij ligji planifikohet shmangia e të njëjtave. Dispozitat ligjore parashikojnë që në çdo institucion, përfshirë edhe mediat të ketë të punësuar lektor. Për zbatimin e ligjit parashikohen implikime financiare prej rreth 7 milion denarë. Ligji obligon që Kuvendi të miratojë Strategji Kombëtare për periudhë prej 5 vitesh, ku duhet të përcaktohen prioritetet për zbatim, mbrojte, avancimin dhe pasurimin e gjuhës së standardizuar maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Më tutje thuhet se në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në nivel vjetor, detyrimisht të sigurohen fondet për realizimin e Strategjisë.

Propozim-ligji për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase
“Për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese mbi zbatimin e Ligjit propozohet themelimi i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës së standardizuar maqedonase, organ në përbërje të Ministrisë së Kulturës në cilësinë e personit juridik. Dispozitat për kundërvajtje janë në përputhje me ligjin e ri për kundërvajtje. Në këtë propozim ligj, në përputhje me Ligjin për Kundërvajtje, dhe duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kundërvajtje në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore (gjuha si pasuri kulturore shpirtërore, jo materiale), parashikohen gjoba në masën trefish më të madhe se gjobat maksimale të përcaktuara.”

Një Inspektorat i tillë është formuar që të inspektojë zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet në vend, por deri tani nuk është shqiptuar asnjë sanksion edhe pse institucionet ku zbatimi i gjuhës shqipe ka ngecje janë të shumta. Zbatimi i gjuhës shqipe ka mbetur në vullnetin e lirë, ndërsa arsyetimi se nuk kanë përkthyes apo lektorë është bërë i zakonshëm gjatë këtyre viteve. Pavarësisht ankesave nuk po ndërmerret asnjë hap konkret për zgjidhjen e këtij problemi. Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve jo rrallë herë është lënë në mëshirë të fatit. Ligji për zbatimin e Shqipes hyri në fuqi në mars të vitit 2019, harmonizimi i ligjeve të tjera nuk u bë në kohën e parashikuar në ligj, ndërsa institucionet nuk kishte kush t’i monitorojë, sepse vet Inspektorati u themelua me vonesë. 4 vite nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i njëjti zbatohet në një përqindje të caktuar, por shumë larg parashikimeve dhe premtime e që u dhanë në entuziazmin e fillestar të propozuesve./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button