Trupat e 17 emigrantëve u gjetën nga anija e mbytur në Pylos, Greqi, në ujërat ndërkombëtare, sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare.
Hetimet nga Roja Bregdetare janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.
Gjithsej 104 emigrantë janë shpëtuar deri më tani.
Ata janë marrë nga EKAV dhe po transportohen me helikopter në spitalin e Kalamatës me hipotermi. Ndërkohë 100 të tjerët janë transferuar në portin e Kalamatës.
Anija e peshkimit kishte lundruar nga Libi sipas informacioneve të para të autoriteteve, ndërsa autoritetet greke u njoftuan nga ato italiane.