BotaLajme

Në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit/ Mijëra italianë dynden në katedralen në Milano për funeralin e ish-kryeministrit, Berlusconi (VIDEO)

ITALI– Varrimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi pritet të bëhet në orën 15:00 (me orën lokale, ora 16:00) në Katedralen Duomo të Milanos, me një numër të madh qytetarësh dhe masa të forta sigurie.

Tashmë një numër i madh qytetarësh kanë nisur të mbërrijnë në zonë, ku janë vendosur forca të forta policore dhe snajperë. Sot është ditë zie kombëtare për Italinë, ndërsa në hyrje të katedrales janë rreshtuar repartet ushtarake për të nderuar ish-kryeministrin.

 Para fillimit të ceremonisë, arkivoli do të vendoset për një kohë të shkurtër në hyrje të tempullit, në mënyrë që qytetarët t’i japin lamtumirën e fundit. 

2300 persona do të hyjnë brenda katedrales. Trupi i manjatit dhe ish-kryeministrit italian më pas do të digjet dhe do të vendoset në mauzoleumin që u krijua me dëshirën e tij, në parkun e vilës së tij në Arcore, pak jashtë Milanos. 

Show More

Related Articles

Back to top button