BotaLajme

Ukraina çliron edhe 100 kilometra/katrorë territor që e kishte pushtuar Rusia

Ukraina ka rifituar kontrollin e 38 miljeve/katrorë (100 km) të territorit pas kundërsulmit, tha një komandant i lartë ushtarak.

Përpara se të fillonte kundërsulmi, Rusia kontrollonte rreth 103 mijë kilometra/katrorë të territorit ukrainas, raporton skynews.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të luftojmë për çlirimin e territorit tonë edhe pa armë”, tha gjeneral brigade, Oleksii Hromov.

Ai konfirmoi se shtatë fshatra dhe qytete ishin çliruar në rajonin lindor të Donetskut dhe në rajonin jugor të Zaporizhzhias.

Theksojmë se ukrainasit kanë filluar një kundërsulm të shumëpritur dhe deri më tani kanë çliruar disa fshatra.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button