BotaLajme

Katastrofat natyrore kthehen në vdekjeprurëse, një ciklon godet Indinë dhe një tornado Teksasin

Një tornado vdekjeprurëse përfshiu një qytet verior të Teksasit të enjten në mbrëmje, ndërsa një sistem stuhie intensive përfshiu shtetet jugore të SHBA, dhe gjithashtu cikloni Biparjoy arriti në tokë në Indinë perëndimore pranë kufirit me Pakistanin.

Tornado shkaktoi vdekje, por nuk dihet se sa dhe 75 të plagosur, ndërsa cikloni la dy persona të vdekur dhe 22 të tjerë të plagosur.

Tornado shkatërroi kullat e komunikimit dhe një park për rimorkio. Zonat përreth po dërgojnë ekuipazhe urgjence për të ndihmuar Perryton, shtëpia e rreth 8,000 njerëzve. Të paktën 30 shtëpi të lëvizshme morën një “goditje të drejtpërdrejtë” nga tornado dhe u dëmtuan ose u shkatërruan, sipas zotit Dutcher.

Spitali lokal, po operojn me gjeneratorë mes ndërprerjeve të gjera të energjisë.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) raportoi se tornado ra rreth orës 17:00 me orën lokale (23:00 BST) të enjten.

Përfaqësuesi republikan amerikan Ronny Jackson tha në Twitter se ai “po lutet për njerëzit e Perryton sonte” dhe, përveçse është në kontakt me kryetarin e bashkisë së Perryton, po monitoron situatën me stafin e tij.

Tornado të shumta mund të kenë goditur qytetin, sipas mediave lokale. Rreziku i motit do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës për shtetet jugore. Shtetet nëpër rrafshnalta dhe në mes të jugut mund të shohin më shumë breshër dhe erëra të dëmshme, por tornadot janë një mundësi.

Nga ana tjetër në indi stuhia u dobësua pasi goditi bregdetin e shtetit Gujarat të enjten mbrëma, por ende po lëviz në të gjithë shtetin duke sjellë erëra dhe shira të fortë. Ai ka shkulur pemë, shtyllat e energjisë elektrike dhe ka dëmtuar rrugë në disa rrethe.

Ende dihet shkalla e plotë e dëmit, thonë autoritetet. Mediat lokale raportuan se dy fermerë bagëtish në qytetin Bhavnagar – baba dhe bir – u rrëmbyen teksa hynë në një luginë të përmbytur për të shpëtuar dhitë e tyre. Asnjë vdekje tjetër e lidhur me ciklonet nuk është raportuar nga zyrtarët indianë.

Pakistani gjithashtu nuk ka raportuar ndonjë viktimë, por më shumë se 80,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre përgjatë brezit bregdetar në Sindh.

Më shumë se 170,000 njerëz në të dy vendet u evakuuan nga rajonet e ulëta përpara mbërritjes së ciklonit.

Strehimore të improvizuara u ngritën gjithashtu në auditoret e shkollave dhe ndërtesat e tjera qeveritare në të dy vendet.

Cikloni Biparjoy, që do të thotë “katastrofë” në bengalisht, goditi për herë të parë qytetin port indian të Jakhau në Gujarat të enjten me erëra deri në 125 km/h.

Departamenti Meteorologjik i Indisë ka reduktuar që atëherë klasifikimin e stuhisë nga “shumë e rëndë” në “e rëndë”. Autoritetet thonë se reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë në shtetin fqinj Rajasthan dy ditët e ardhshme, ndërsa cikloni lëviz në veriperëndim.

Cikloni Biparjoy u klasifikua si stuhi e kategorisë një, më pak e rëndë në shkallën nga një deri në pesë, por parashikuesit kishin thënë se mund të ishte stuhia më e keqe e zonës në 25 vitet e fundit.

Të paktën 33 vdekje u raportuan në Pakistan javën e kaluar për shkak të shirave të dendur, ndërsa shtatë vdekje u raportuan në Indi këtë javë mes rrebesheve.

Show More

Related Articles

Back to top button