Të paktën 25 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin Shteti Islamik, shkruan BBC.
Tetë persona të tjerë mbeten në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha në Mpondwe.
Policia thotë se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) – një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).
“Deri më tani 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në Spitalin Bwera”, ka thënë zëdhënësi i policisë kombëtare Fred Enanga në një deklaratë të shtunën.
Një numër studentësh janë ende të pagjetur, raporton agjencia e lajmeve AFP, me dhjetëra që dyshohet se janë rrëmbyer.
© KOHA.