Tre palestinezë kanë vdekur dhe 28 kanë mbetur të lënduar ndërsa po ashtu shtatë ushtarë izraelit (IDF) janë lënduar pas një operacioni të armatosur që e zhvilloi IDF në Jenin për arrestimin e dy operatorëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik të Palestinës (PIJ), transmeton Gazeta Metro.
IDF kanë hyrë në qytetin e Jenin në Bregun Perëndimorë të hënën herët në mëngjes për ta kryer arrestimin e 2 personave në atë zonë. Gjatë operacionit filluan shtënie me armë mes forcave izraelite dhe disa palestinezëve të armatosur ku sipas ministrisë palestineze të shëndetit kanë mbetur të vdekur 3 palestinezë dhe 28 tjerë janë të lënduar, raporton Jerusalem Post.
Gjatë përplasjes një automjet i IDF është sulmuar me eksploziv të fshehur në rrugë nga i cili kanë mbetur të lënduar shtatë ushtarë.
Ushtarët e lënduar izraelit janë evakuuar dhe u është dhënë ndihmë mjekësore. Lëndimet e tyre variojnë nga të lehta në të moderuara./gazetametro.net