LajmeMaqedoni

Shqipëria kërkon fitore në transfertë, përball Ishujve Faroe

Pas fitores me Moldavinë, kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet sërish në fushë për ndeshjen e tretë të grupit “E” ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo vlerëson kundërshtarin, duke theksuar se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin.

“Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne…Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme,” tha mes tjerash Silvinjo.

Ndërkohë Ylber Ramadani theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria para duelit kundër Ishujve Faroe, pasi ata do mundohen t’ua bëjnë të vështirë dhe të marrin pikë.

“Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv. Duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore,” tha Ramadani

Përballja në mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin në Torshavn, në orën 20.45.

Show More

Related Articles

Back to top button