BotaLajme

Skandal në Tajvan, fëmijët në kopshte janë droguar, prindërit ngrenë alarmin

Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishull.

Mësuesit në një kopsht fëmijësh në New Taipei City janë akuzuar për qetësimin e nxënësve me shurupe kundër kollës që përmbajnë barna si fenobarbital dhe benzodiazepina, shkruan BBC.

Policia ka hetuar për javë të tëra dhe thotë se nuk është e qartë pse fëmijëve i është dhënë shurupi.

Por skandali ka shkaktuar protesta familjare jashtë ndërtesave qeveritare.

Qindar persona iu bashkuan një demonstrate në New Taipei City të dielën duke bërë thirrje për transparencë, ndërsa disa të tjerë kritikojnë autoritetet për mungesën informomit publik.

Të hënën, një rast i veçantë doli gjithashtu në lidhje me një praktikë mjekësore në qytetin jugor të Kaohsiung, në anën tjetër të ishullit.

Departamenti local i shëndetësisë gjeti katër mjekë fajtorë për sjellje të pahijshme dhe përdorim të pahijshëm të fenobarbitalit në rreth 20 fëmijë.

Ata u pezulluan për 6 muaj dhe u gjobitën me 1.4 milionë dollarë tajvaneze (35,989 £, 46,121 dollarë).

Mes shqetësimeve në rritje të publikut, Spitali i Qytetit Taipei ka filluar gjithashtu të ofrojë teste gjaku falas për fëmijët parashkollorë për të kontrolluar për gjurmë qetësuesish.

Masat vijnë pasi skandali u shfaq për herë të parë në maj, kur prindërit në një kopsht privat në Neë Taipei City akuzuan stafin për ushqyerjen e fëmijëve të tyre me “droga të panjohura”.

“Disa prindër vunë re se fëmijët e tyre gjatë pushimeve bëheshin nervozë, të shqetësuar dhe bërtisnin kur flinin”, tha Majk, baba ii një fëmije 5-vjeçar.

Pasi floën me fëmijët, prindërit mësuan se mësuesit e tyre i kishin ushqyer me një “ilaç të panjohur”.

Ankesat janë paraqitur në polici në prill dhe në maj.

Pas ankesave të tjera nga prindërit në qershor, autoritetet lokale nisën një hetim dhe gjetën të paktën tetë fëmijë me sasi të vogla të fenobarbitalit dhe benzodiazepinave, një klasë drogash psikoaktive, në sistemin e tyre.

Kopshti i fëmijëve në qendër të polemikave, u urdhërua të mbyllej më 12 qershor. Drejtorët e saj janë gjobitur me 150,000 dollarë tajvaneze (3,800 £, 4,872 dollarë).

Drejtori dhe pesë mësues u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia, por që atëherë janë liruar me kusht. Një hetim penal është duke u zhvilluar./Albeu.com.

Show More

Related Articles

Back to top button