Një person u vra pasi Rusia bombardoi 16 herë me raketa rajonin Sumy në verilindje të Ukrainës, tha administrata e saj ushtarake.
Rreth 101 shpërthime u regjistruan në të gjithë rajonin ditën e djeshme. Një civil u vra dhe një tjetër u plagos kur një predhë goditi një ndërtesë banimi në zonën e Yunakivsk, tha ajo, ndërsa dy persona të tjerë – mes të cilëve një fëmijë – u plagosën në një sulm në Krasnopil.
Një shtëpi private dhe një garazh raportohet se janë dëmtuar gjithashtu në një komunitet tjetër në rajon.
Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e fushëbetejës.
Top Channel