BotaLajme

Investitori i OceanGate pretendon se nëndetësja është projektuar për t’u rikthyer vetë në sipërfaqe pas 24 orësh

Nëndetësja Titan që u zhduk gjatë rrugës për në rrënojat e Titanikut, ishte projektuar për t’u kthyer në sipërfaqe pas 24 orësh, sipas Aaron Newman, investitor në OceanGate, i cili organizoi vizitën në rrënojat.

“Titan mban peshë nën ujë, pesha të rënda që ndihmojnë në stabilizimin e anijes, të cilat lëshohen automatikisht pas 24 orësh në mënyrë që nëndetësja të mund të dalë në sipërfaqe. Nëndetësja është projektuar për t’u rikthyer”, tha Newman për CNN.

“Anëtarët e ekuipazhit e dinë se mund ta lëshojnë çakëllin duke tundur anijen ose duke përdorur një pompë pneumatike. Nëse e gjithë kjo dështon, litarët që sigurojnë çakëllin janë projektuar të thyhen pas 24 orësh për ta dërguar automatikisht nëndetësen përsëri në sipërfaqen e oqeanit”, shpjegoi ai.

Ndryshe ekipet e shpëtimit janë duke luftuar me kohën, për faktin se pasagjerëve brenda nëndetëses u ka mbetur edhe pak orë oksigjen.

Në anën tjetër, Rojeve Bregdetare amerikane i janë bashkuar edhe shumë ekipe tjera nga bota siç janë kanadezët, francezët e norvegjezët që kanë dërguar anijet e tyre të avancuara me robotë me të cilat po shpresojnë ta nxjerrin mbi sipërfaqen e ujit nëndetësen.

Ajo humbi kontaktin me anijen që e ndiqte nga pas afro dy orë pasi filloi zhytjen, ndërsa ishte nisur drejt rrënojave të Titanikut me pesë persona brenda saj. 

Show More

Related Articles

Back to top button