BotaLajme

Sulmohet ura pranë Krimesë, Rusia hedh akuza ndaj Ukrainës

RUSI- Një urë që lidh rajonin jugor të Ukrainës, Kherson me gadishullin e Krimesë ishte objektivi i granatimeve ukrainase gjatë natës, tha të enjten një zyrtar rus. BBC raporton se Vladimir Saldo, kreu i rajonit të pushtuar Kherson, tha se nuk ka viktima por vetëm dëme materiale.

“Ura e Chongarit u godit gjatë natës. Nuk pati viktima. Për momentin skuadra e bombave po kryen një ekzaminim për të vlerësuar llojin e municionit të përdorur. Autoritetet kanë filluar të inspektojnë rrugën”,- shkruan Aksenov.

Rusia e përdor rrugën si një urë tokësore për në Krime dhe Melitopol mendohet të jetë një nga objektivat e kundërofensive të Ukrainës, e cila filloi në rajonin jugor të Zaporizhzhia në fillim të këtij muaji. Forcat ruse pushtuan gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe më pas në shkurt të vitit të kaluar ata pushtuan edhe rajonin bregdetar jugor të Ukrainës.

Show More

Related Articles

Back to top button