EGJIPT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhurnë Aleksandri, Egjipt ku një ndërtesë 13-katëshe është shembur dhe numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën rrënoja nuk dihet. Dailymail ka siguruar pamje nga shembja e ndërtesës e cila shpesh përdorej për të strehuar pushuesit gjatë muajve të verës.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve. Sipas një raporti të policisë ndërtesa u shemb për shkak të një defekti.