BotaLajme

Vendi me arsimin më të mirë në botë do t’i ndalojë telefonat në shkolla

Finlanda po synon që të bëjë ndryshime në sistemin arsimor. Një prej vendimeve pritet të jetë ndalimi i telefonave mobilë në shkolla, ka raportuar të martën “The Telegraph”.

Sipas Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) nxënësit 15-vjeçarë të Finlandës, ishin renditur të parët në botë për kah të nxënit në matematikë, shkencë dhe lexim. Performanca kishte kulmuar në 2006-n, por që atëherë, ishte regjistruar një rënie.

Për t’i adresuar këto rezultati, qeveria e krahut të djathtë tha se nëpërmjet një investimi prej 200 milionë eurosh në arsimin bazë, do të sigurohet që nxënësit të fitojnë aftësi në lexim, shkrim e në matematikë, por pos kësaj, edhe ndalimi i telefonave në shkolla do të jetë pjesë e sistemit.

“Qeveria do t’i përforcojë kompetencat e mësuesve dhe të drejtorëve për të ndërhyrë në aktivitetet që pengojnë mësimin gjatë orëve të mësimit”, tha qeveria finlandeze.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme legjislative për të mundësuar kufizime më efikase në raste të tilla si përdorimi i pajisjeve celulare gjatë ditës së shkollës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të përqendrohen më mirë në mësimdhënie”, shtoi ai.

Vendi me arsimin më të mirë në botë do t’i ndalojë telefonat në shkolla

Show More

Related Articles

Back to top button