Lajme

Kovaçevski: Bullgaria duhet të tregojë në të gjitha nivelet e veprimit politik se qëndron për integrimin e rajonit në BE

Bullgaria duhet të demonstrojë në të gjitha nivelet e veprimtarisë së saj politike se mbron integrimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Besoj se të gjitha partitë që janë në qeverinë e koalicionit në Bullgari janë për këtë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se pret që bashkëpunimi të vazhdojë në drejtim të asaj që qeveria e Kiril Petkovit e ka treguar ditët e fundit me votimin e Rezolutës në Kuvendin e Bullgarisë, duke theksuar se praktikisht ato parti tani janë pjesë e qeverisë së koalicionit në Bullgari, e cila. tani ka një kryeministër me rotacion prej nëntë muajsh.

“Unë besoj se bashkëpunimi duhet të vazhdojë në atë drejtim”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button