Lajme

Reagon BDI-ja për iniciativën e Butelit: Politikë shoviniste dhe aventureske e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE me vetëdije shkakton jotolerancë ndëretnike në Butel”, kështu fillon reagimi i BDI-së për iniciativën e Komunës së Butelit për të kthyer emrat maqedonas të rrugëve në këtë komunë, gjegjësisht largimin e emrave shqip, përcjell TV21.

Nga BDI e dënojnë ashpër këtë iniciativë të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe e cilësojnë si “politikë shoviniste dhe avantureske”.

Reagimi i BDI-së në formë të integruar:

“Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj politikave shoviniste
dhe avantureske të VMRO-DPMNE-së e cila, në mungesë të ofertës për një jetë
më të mirë për të gjithë qytetarët, e frikësuar nga ndjekjet penale për krimet në vazhdimësi të funksionarëve të saj, dhe e etur çmendërisht për pushtet, është uke sfiduar në vazhdimësi bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë ndëretnike në vend.

Vendimi i fundit i Komunës Butel për të kontestuar vetëm emrat shqip të rrugëve të kësaj komune multietnike në Shkup është provokim i radhës i cili meriton dënim të ashpër nga të gjithë.

Bashkëjetesa ndëretnike, demokracia funksionale multietnike, janë vlerat
themelore të shtetit tonë të përbashkët dhe vetëm shkurtpamës politikë dhe
kundërshtarë të së ardhmes evropiane, mund të llogarisin se duke sfiduar këto
vlera për qëllime elektorale apo nacionaliste, mund të kalojnë dhe të japin ndonjë rezultat për ta.

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë gardian dhe promotor
kryesor i bashkëjetesës, tolerancës si dhe mundësisë për shprehjen e lirshme të vlerave identitare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve në vend. Sfiduesit e këtyre vlerave do ngelin si pjesë e dështuar dhe e errët e historisë së këtij shteti”.

Show More

Related Articles

Back to top button