BotaLajme

Rusia, gati për të sulmuar, ja çfarë katastrofe planifikon Putin

Lufta nuk ndalet dhe frika rritet në radhët e Ukrainës për një sulm të afërt nga Moska. Në të vërtetë, Rusia mund të përdorë një akt terrorist në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia .

Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky , pas bisedimeve me presidentin e qeverisë spanjolle, Pedro Sànchez në Kiev.

“Kemi disa kohë që themi se ekziston një kërcënim serioz. Sepse Rusia është teknikisht e gatshme të shkaktojë një shpërthim lokal në central, i cili mund të çojë në lëshimin e substancave të rrezikshme në ajër. Ne e komunikojmë këtë shumë qartë.

Ne po diskutojmë të gjitha këto me partnerët tanë në mënyrë që të gjithë të kuptojnë pse Rusia po e bën këtë dhe të bëjë presion politik mbi Federatën Ruse në mënyrë që ata as të mos mendojnë për një gjë të tillë”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sipas Kviv Post.

Sipas Zelensky, pushtuesit rusë po i drejtohen akteve terroriste sepse ushtria e tyre ka treguar dobësi në fushën e betejës gjatë gjithë vitit, prandaj rusët po përpiqen të ndalojnë forcat e mbrojtjes ukrainase me akte terrorizmi siç është shpërthimi i digës Kakhovka ose një akt i mundshëm i terrorizmit lokal në Zaporizhzhia.

Për Zelensky, Federata Ruse dëshiron të demonstrojë se lufta e saj agresive kundër Ukrainës është e rrezikshme për botën, “në mënyrë që njerëzit të kenë frikë prej saj.Kështu që më vonë disa partnerë, veçanërisht ata që janë skeptikë, të fillojnë të ndalojnë politikisht Ukrainën, veprimet tona kundërsulmuese”, tha ai.

Shkurtimisht, lufta po hyn në një fazë të re. E paparashikueshme.

Deputetja ukrainase, Kira Ruik ka thënë se Ukraina po përgatitet për një shpërthim bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias dhe se situata atje mbetet shumë e rrezikshme.

“Ne po përgatitemi për një shpërthim bërthamor dhe e gjithë bota po shikon dhe nuk ka asgjë që mund të bëhet,” tha deputetja.

Teksa ka folur për Sky News, Rudik tha se Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se termocentrali mbetet kërcënim serioz dhe pretendoi se Rusia ishte teknikisht e gatshme për të provokuar një shpërthim të lokalizuar në objekt.

Moska ka hedhur poshtë çdo akuzë se po planifikon të sulmojë centralin.

Ruik tha se është i paprecedentë fakti që Rusia nuk po i lejon zyrtarët e OKB-së që të kryejnë kontrolle në zona specifike të uzinës./ BS

Show More

Related Articles

Back to top button