BotaLajme

Komandanti i ushtrisë britanike: Rusia ka humbur gjysmën e aftësive luftarake në Ukrainë, është një dështim katastrofik për Moskën

Shefi i Shtabit të ushtrisë së Britanisë së Madhe, Admirali Tony Radakin tha gjatë një seance parlamentare dje, se Rusia ka humbur pothuajse gjysmën e aftësive të saj luftarake në Ukrainë.

“Rusia ka humbur pothuajse gjysmën e efektivitetit luftarak të ushtrisë së saj. Ushtria ruse gjuajti 10 milionë predha artilerie në vitin 2022, dhe në rastin më të mirë mund të prodhojë një milion predha në vit. Ushtria ruse humbi 2500 tanke, dhe në rastin më të mirë, mund të prodhojë 200 tanke në vit”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Radakin e përshkroi pushtimin e Ukrainës si një “dështim katastrofik për Rusinë”, dhe vlerësoi sukseset e ushtrisë ukrainase në kundërofensivën aktuale.

“Edhe në javët e fundit, Ukraina ka kthyer më shumë territor sesa Rusia ka marrë vitin e kaluar”, tha Radakin.

Ndryshe kundërofensiva e ukrainasve, nuk është duke siç kishin pritur, kështu të paktën pretendon edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, ai tha se janë në rrugë të mirë për të çliruar territoret e pushtuara nga rusët – duke theksuar se lufta nuk është një film aksion i Hollyëood-it. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button