BotaLajme

Hije skandali në parlamentin britanik/ Stafi denoncon ngacmime seksuale nga deputetët

Një skandal është përhapur sërish në dhomën e përfaqësuesve në parlamentin britanik, ku 6 pjestarë të stafit kanë shprehur shqetësimin se në këtë institucion ka ngacmime seksuale nga deputët. Duke folur për BBC, punonjëset u shprehën se sjelljet e pahijshme dhe ngacmimet seksuale mbetën ende shqetësim i madh. Një 25 vjecare, e identifikuar si Ellie Varley u shpreh se kushdo që punon në parlament, ose ka një histori personale për të treguar lidhur me nagcmimet seksuale, ose njeh dikë që është përballur me këtë situatë. Ajo shtoi se njëri prej deputetëve i kërkoi asaj të ulej në gjurin e tij, ndonëse disa herë refuzoi të bëntë nje veprim të tillë. “Ai vazhdimisht më kërkonte të ulesha në gjurin e tij. Dhe unë i thojë, faleminderit por jam më mirë kështu. Nuk dua të ulem në prehrin tënd”. Një zëdhënes i dhomës së përfaqësuesve tha se po i trajtonte me shumë seriozitet këto shqetësime. Ai shtoi se ngacmimet seksuale nuk kishin vend në Parlament, duke shtuar, se mbetet i përkushtuar për të siguruar një ndryshim të kësaj kulture. Ankesat e punonjeëve vijnë pas sjelljes së pahijshme në mënyyrë të vazhdueshme të deputetëve muajt e fundit. Disa prej tyre tashmë janë pezulluar nga detyra. Sipas BBC, stafi parlamentar është shprehur se ndonëse ka patur aknesa të shumta, situata thuajse vijon të jetë e njëjtë.

Show More

Related Articles

Back to top button